22 September 2026

Translation: The Lovesong of J. Alfred Prufrock

Sirens by Charles-Edouard Boutibonne, 1883

This is Bora Mici's original translation from English into Albanian of The Lovesong of J. Alfred Prufrock by the American modernist poet T. S. Eliot. The poem is about a man who sees himself growing old and recounts the pressures and insecurities of his social life and his fraught relationship with women. The introductory lines in italic are extracted from Dante's Inferno. 

Kënga e dashurisë e J. Alfred Prufrock, The Lovesong of J. Alfred Prufrock translated from English into Albanian by Bora Mici

Nëqoftëse besoja se përgjigjja ime ishte
Për dikë që do të kthehej dot në gjallësinë,
Kjo flakë luhatje më nuk do kishte.
Por meqë kurrë nga kjo greminë
Nuk është kthyher gjallë askush, nëse të vërtetën dëgjoj,
Do të të përgjigjem pa frikë për emrin tim.


Hajt të shkojmë atëherë, unë e ti,
Kur qielli e shpalos mbrëmjen kundrejt tij
Si një pacient nën narkozë mbi një tavolinë;
Hajt të shkojmë, nëpër rrugët gjysmë shkretëtirë,
Ku mërmërisin kthinat duke psherëtirë
Për netë pa prehje nëpër hotele të lira një neti
Dhe restorante me tallash dhe guacka goce deti:
Rrugë që ndiqen lodhshëm si një fjalim
Insidioz në pikësynim
Për të të çuar në një pyejtje dërrmuese…

“Cila eshtë?” mos pyet
Hajt të shkojmë ta shikojmë vetë.

Brenda dhomës gratë vijnë e shkojnë
Për Mikelanxhelon diskutojnë.

Mjegulla e verdhë që fërkon kurrizin mbas xhamave,
Tymi i verdhë që fërkon turirin mbas xhamave,
Lëpiu me gjuhë gjithë cepat e mbrëmjes,
Ndenji mbi pellgjet që mblidhen ku rrjedh uji vrimave,
Lejoi blozën që bie nga oxhaqet t’i bjeri mbi kurriz,
Vijoi kalimthi nga ballkoni, kërceu papritur,
Dhe kur pa që ishte një natë e butë Tetori,
U mblodh nëpër shtëpi, dhe u gjend duke dremitur.

Dhe vërtetë do të kemi kohë
Për tymin e verdhë që rrugëve rrëshqet,
Duke fërkuar kurrizin mbas xhamave;
Do të kemi kohë, do të kemi kohë
Për të përgatitur fytyrën që takon fytyrat me kë përballet;
Do të kemi kohë për të vrarë e për të krijuar,
Dhe kohë për të gjitha punimet dhe ditët e duarve
Të cilat ngrenë një pyetje mbi pjatën tënde duke e lëshuar;
Kohë për mua e kohë për ty,
Dhe kohë përsëri per njëqind vërtetime,
E për njëqind shikime e rishikime,
Para se për bukë e çaj të ulemi.

Brenda dhomës gratë vijnë e shkojnë
Për Mikelanxhelon diskutojnë.

Dhe vërtetë do të kem kohë
“A guxoj?” dhe, “A guxoj?” për të pyetur
Kohë për tu kthyher prapa dhe majë shkallëve mos mbetur,
Me një vrimë tullaci në mes të flokëve mbetur —
(“Sa po i hollohen flokët!” do të thonë)
Me jakën e fortë të ngritur deri te mjekra, e mbërthej pallton
Kravatën time të pasur dhe modeste, një gjilpërë e thjeshtë e thekson —
(“Por sa të holla i paska krahët dhe shalët!” do të thonë)
A guxoj
Të bezdis këtë kozmos
Brenda një minute ka mjaft kohë
Për vendime dhe rishikime që një minutë i çvendos.

Sepse I kam kaluar të gjitha, të gjitha i kam kaluar:
Mbrëmjet, mëngjeset, pasditet, i kam kaluar
Jetën duke e matur me lugë kafeje e kam jetuar
Zërat që vdesin me një ulje mbytëse i kam përgjuar
Nën muzikën që nga një dhomë e largët dëgjoj.
Kështu që si mund të presupozoj?

Dhe i kam njojur sytë përpara, të gjithë i kam njohur—
Sytë që të ngulen me një fjali të folur,
Dhe kur nën një gjilpërë i shpalosur, gjendem unë i diskutuar
Kur më kanë ngulur dhe po përpëlitem mbi një mur,
Atëherë si mund të bëj për të filluar
Të pështyj të gjitha fundrat e ditëve dhe riteve të mija?
Dhe si mund të presupozoj?

Dhe i kam njohur krahët më parë, të gjithë i njoh i di—
Të bardhë me byzylykë janë krahët të çveshur 
(Por nën dritë me një push bojëkaf të hapur!)
A mund të jetë parfumi nga një fustan
Që të flas përçart më ban?
Krahë që shrihen mbi një tavolinë, ose përqafojnë një stoli.
Dhe kështu a duhet të presupozoj?
Dhe si mund të filloj?

A duhet të të them që kam ecur në muzg nëpër rrugica
Dhe kam parë tymin që ngrihet nga llullat
E burrave të vetmuar me këmishë, që mbështeten te dritaret?…

Do ishte më mirë të kisha patur një palë pinca të trishtuara
Që përgjatë fundeve të deteve shpejtojnë të heshtura.

Dhe fle pasditja, mbrëmja, ua sa me qetësi!
Nga gishta të gjatë e lëmuar,
Duke fjetur…e lodhur…apo bën si e lënguar,
E shtrirë mbi dysheme, këtu ngjitur me mua e ty.
A duhet që unë, pas akulloreve dhe ëmbësirave dhe këtij çaji,
Të kem fuqinë që ta detyroj çastin deri në krizën e tij?
Por edhe pse kam qarë e kam agjëruar e jam lutur,
Por edhe pse kokën time (e bëre paksa tullace) mbi një tabaka e kam parë të sjellë,
Nuk jam profet — dhe këtu nuk kemi një çështje me rëndësi të thellë;
E kam parë momentin e madhështisë sime të dobësohet,
Dhe e kam parë Mbartësin e përhershmëm të Fenerit të mbajë pallton time, dhe të më kërcënohet,
Dhe shkurt, kisha frikë.

Dhe a do të kishte kuptim, pas gjithëshkaje që,
Pas filxhanave, marmallatës, çajit,
Në mes të porcelaneve, në mes bisedash për mua e ty,
Kuptim a do të kishte,
Cështjen t’a kisha kafshuar me një buzëqeshje,
T’a kisha mbledhur kozmosin lëmsh nëpër të
Që ta rrokullisja drejt një pyetjeje dërrmuese,
Të kisha thënë: “Jam Llazari, i kthyher në jetë,
Jam kthyher që t’iu them të gjithëve këtë, do t’iu them që”—
Nëse njëra, duke rregulluar jastëkun afër kokës së vet
Do të thoshte: “Nuk doja të thosha fare atë;
S’ka lidhje fare me këtë.”

Dhe a do të kishte kuptim, pas gjithëshkaje që,
A do të kishte kuptim,
Pas perëndimeve të diellit dhe kopshteve dhe rrugëve të lagura,
Pas romaneve, pas filxhaneve të çajit, pas fustaneve që rrëshqasin përmbi llum—
Dhe kaq, dhe po aq më shumë?—
Eshtë e pamundur pikërisht atë që dua të të them!
Por si një fener magjik që lëshon hijet e rrjetit nervor mbi një ekran:
A do të kishte kuptim
Nëse njëra, duke rregulluar një shall apo një jastëk,
Dhe duke u kthyher nga dritarja, do të thoshte:
“S’ka lidhje fare me këtë,
“Nuk doja të thosha fare këtë.”

Jo! Nuk jam princi Hamlet, dhe nuk mund të isha;
Jam një valet, një që mjafton
Për të nxitur një zhvillim, i cili dy skena përshkon,
Pa dyshim, një mjet i thjeshtë, princin këshillon
I përulur, i kënaqur të jem i dobishëm,
Diplomatik, i matur mëse i kujdesshëm;
Plot me fjali të lulëzuara, por pak i padepërtueshëm;
Nganjëherë, sigurisht, gati qesharak—
Pothuajse, ngjanjëherë, Palaçoja.

Po plakem…po ngrihem në moshë…
Pantallonat rrotull pulpave të ngritura do t’i vesh.

A guxoj të ha një pjeshkë? A t’i ndaj flokët prapa?
Do të gjezdis në plazh dhe do të vesh pantallona prej lini të bardha.
Sirenat njëra tjetrës t’i këndojnë i kam dëgjuar.

Nuk besoj se do të këndojnë për mua.

I kam parë të lundrojnë mbi det nëpër dallgë
Flokun e bardhë të dallgëve të fryrë prapa të krehet
Kur ujin të bardhë e të zi era s’e lë të prehet.
Nëpër dhomat e këtij deti gjatë jemi përgjëruar
Vajzat e detit kurora prej leshkteriku të kuq e bojëkaf na kanë vënë
Derisa mbytemi se i dëgjojmë njeriut zënë.

No comments:

Post a Comment